Nis asfaltimi në rrugën Kijevë–Malishevë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në një pjesë të segmentit të rrugës Kijevë–Malishevë (R119). Sipas ministrisë, punimet në këtë projekt po zhvillohen me ritëm të mirë, ndërsa projekti parasheh rehabilitimin e 8.6 kilometrave të rrugës.

Investimi, sipas njoftimit, kap vlerën prej 2.4 milionë eurosh dhe financohet nga Qeveria e Kosovës. Mbyllet rruga Lumishtë–Drenoc në Malishevë për shkak të asfaltimit Përveç asfaltimit të ri, projekti përfshin edhe rregullimin e trotuareve, trajtimin e ujërave atmosferike, ndërtimin e pritoreve të autobusëve dhe vendosjen e sinjalizimit modern rrugor.

Ministria ka bërë të ditur se investimi në rrugën Kijevë–Malishevë është një nga projektet infrastrukturore që po zhvillohen në këtë komunë, krahas rrugës Arllat–Malishevë. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi