De Bruyne s’po ndihet i lumtur te Napoli, klubi i madh turk i është

0%

Galatasaray raportohet se po përgatit një ofertë për transferimin e Kevin De Bruynes nga Napoli, pasi mesfushori belg thuhet se është i pakënaqur me strategjinë e klubit italian. Veterani iu bashkua Napolit verën e kaluar si lojtar i lirë, pasi i dha fund një periudhe të gjatë dhe të suksesshme te Manchester City.

Madje edhe para dëmtimit të rëndë që e mbajti jashtë fushave nga tetori i vitit 2025 deri në mars të vitit 2026, De Bruyne kishte shprehur pakënaqësinë e tij ndaj taktikave të trajnerit Antonio Conte.

Belgu i kishte kritikuar disa herë qasjet e Contes, duke i cilësuar si tepër negative dhe mbrojtëse, ndërsa sipas raportimeve ai nuk sheh ndonjë përmirësim as me ardhjen e trajnerit të ri, Max Allegri. Sipas ekspertit të merkatos, Ekrem Konur, Galatasaray dëshiron të përfitojë nga kjo situatë dhe po përgatit një kontratë fitimprurëse dyvjeçare për 35-vjeçarin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse Napoli ka këmbëngulur se De Bruyne nuk është në shitje, fakti që ai sapo ka mbushur 35 vjeç dhe ka një pagë të lartë mund ta bëjë klubin italian të mos e kundërshtojë një largim të mundshëm. Gjatë sezonit të tij të parë me fanellën e Napolit, De Bruyne zhvilloi vetëm 21 ndeshje për shkak të dëmtimit, por gjithsesi arriti të regjistrojë pesë gola dhe katër asistime.,

Burimi: Bota Sot