“Mungesa e institucioneve po e dëmton Kosovën, rrezikohen njohjet dhe

0%

Mungesa e institucioneve funksionale në Kosovë po sjell pasoja të shumanshme, si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Kështu vlerëson analisti politik Faton Mehmeti, i cili thotë se zvarritja e krijimit të institucioneve po e dëmton pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe po pengon zhvillimin e vendit.

“Pasojat nga mosformimi i institucioneve janë të gjithanshme, sidomos në aspektin politik. Kosova po ngec me njohjet e reja dhe me pjesëmarrjen në forumet ndërkombëtare, si dhe në iniciativat e reja evropiane” , ka deklaruar Mehmeti për ‘Bota sot’. Sipas tij, mungesa e institucioneve të plota krijon një imazh negativ për Kosovën para shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

“Para syve të shteteve që duhet ta njohin Kosovën, vendi ynë paraqitet si një shtet i pasigurt, i paqëndrueshëm dhe politikisht i papjekur. Kjo e zbeh mundësinë që këto vende të marrin vendim për njohje, edhe pse Kosova ka nevojë për to”, është shprehur analisti politik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Analisti Faton Mehmeti Mehmeti thekson se dëmet më të mëdha shfaqen edhe në fushën ekonomike, pasi mungesa e institucioneve pengon përfitimin nga mundësitë ndërkombëtare.

“Në aspektin ekonomik situata është edhe më e rëndë, sepse fondet e Bashkimit Evropian nuk mund të vijnë në masën e duhur në Kosovë, ndërsa vendi nuk mund të lidhë marrëveshje të rëndësishme tregtare me shtetet për të cilat ka nevojë”, ka thënë ai. Ai ka shtuar se vonesat në funksionalizimin e institucioneve ndikojnë drejtpërdrejt edhe në investimet dhe projektet zhvillimore.

“Fondet për zhvillim ekonomik, investimet dhe shumë procese të tjera varen nga funksionimi normal i institucioneve. Sa më shumë të vonohet formimi i tyre, aq më të mëdha bëhen pasojat për Kosovën në aspektin politik, ekonomik dhe ndërkombëtar”, ka përfunduar Faton Mehmeti.

Burimi: Bota Sot