Fluksi i mërgimtarëve në hyrje të pikave kufitare në Kosovë po shtohet. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat e pritjeve për hyrje dhe dalje nga Kosova ku shihet një rritje e ndjeshme e kohës së pritjes për të hyrë në vend. Sipas përditësimit të orë , pritjet në pikën kufitare në hyrje te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 2 orë, në Muçibabë deri 40 minuta.
Kurse në Jarinje, Merdarë, Kullë dhe Han të Elezit pritjet janë të gjata deri në 15 minuta.
Burimi:
Bota Sot
