Pas zjarrit dhe tymit, deponia e Sferkës mbulohet me 24 mijë metra

0%

Ka përfunduar me sukses procesi i mbulimit të deponisë së qytetit të Pejës me rreth 24 mijë metra kub dhe, ndërsa zjarri dhe tymi janë eliminuar plotësisht. Lajmin e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti”, e cila njoftoi se deponia tashmë ndodhet në gjendje stabile.

Sipas kompanisë, gjatë punimeve janë zbatuar rekomandimet e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për mbulimin e deponisë me dhe, ndërsa po vazhdon edhe procesi i ajrosjes së zonës. Ecurinë e punimeve e kanë përcjellë nga afër kryetari i Bordit të Drejtorëve, Gramoz Xhemajli, dhe kryeshefi ekzekutiv, Diedon Berisha.

KRM “Ambienti” bëri të ditur se koordinimi dhe angazhimi i të gjithë akterëve të përfshirë kanë qenë vendimtarë për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e stabilitetit në deponi. Kompania ka theksuar se zjarrvëniet e qëllimshme gjatë verës kanë shkaktuar prej vitesh probleme të vazhdueshme në këtë zonë, duke ndikuar negativisht edhe te banorët përreth.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, është kërkuar bashkëpunim më i madh për parandalimin e rasteve të ngjashme. Në procesin e mbulimit të deponisë kanë kontribuuar Forca e Sigurisë së Kosovës, Komuna e Pejës, zjarrfikësit dhe kompani private. Komuna e Pejës ka ndihmuar me 6 mijë metra kub dhe, ndërsa kontribut kanë dhënë edhe kompanitë “Jos Krasniqi Baze” dhe “SIB”.

KRM “Ambienti” falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kësaj periudhe, duke njoftuar se situata në deponinë e Pejës është rikthyer në normalitet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com