​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ua dërgoi deputetëve të zgjedhur ftesat për seancën konstituive të Kuvendit. Seanca konstituive do të mbahet të enjten në orën . Në ftesë është bashkëngjitur edhe rendi i ditës së asaj seance. Si pikë e parë është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Më pas, në rend dite është betimi i deputetëve. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është pika e tretë e seancës. Pika e fundit është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Seanca e parë udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i riu në sallën e Kuvendit. Kryetarin e Kuvendit e propozon grupi më i madh parlamentar, siç përcaktohet në nenin 67.

Ai zgjidhet me shumicë të votave të të gjithë deputetëve (61 nga 120). Deputetët duhet t’i zgjedhin edhe pesë nënkryetarë të Kuvendit, tre prej të cilëve propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, kurse dy nga komunitetet joshumicë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot