Andris Treimanis do të gjykojë sfidën Shamrok Rovers – Egnatia, që do të luhet më 4 gusht(e martë) prej orës . Ky takim në Irlandë vlen për raundin e tretë të Ligës së Europës. Letonezi 41-vjeçar është gjyqtar i FIFA-s prej vitit 2011. Gjatë karrierës së tij ka gjykuar edhe Shqipërinë, pikërisht ndaj Andorrës në nëntorin e vitit 2021.
Sfida në “Air Albania” u fitua 1 me 0 nga kuqezinjtë, ndërsa kishte vlerë për kualifikueset e Botërorit. Sa i përket Shamrok Rovers është një gjyqtar i njohur. Në shkurt të vitit 2025 e gjykonte ndaj Moldes në transfertë, një sfidë që vlente për Ligën e Konferencës pas fazës së grupeve. Madje i sillte fat, pasi Shamrok fitonte 0 me 1 në transfertë, ndërsa Molde e mbyllte me 10 lojtarë.
Të gjithë gjyqtarët janë nga Letonia. Me përjashtim të Paskal Myler në AVAR, i cili është nga Gjermania.
