E denoncoi pas ndarjes – 29-vjeçarja pretendon se për muaj të tërë u

0%

Një 29-vjeçare nga Peja ka denoncuar ish-bashkëjetuesin e saj, duke pretenduar se gjatë disa muajve ishte viktimë e dhunës sistematike fizike, psikologjike dhe financiare, ndërsa pohon se ai e kishte kërcënuar edhe me armë zjarri. Sinjali mëson se i dyshuari është I.R, rreth 36-vjeçar, ndërsa viktimë E.I., rreth 29-vjeçare.

Sipas burimeve, e reja është paraqitur në Policinë e Pejës dhe ka deklaruar se nga 17 prilli deri më , periudhë gjatë së cilës kishte bashkëjetuar me të dyshuarin, ndaj saj ishte ushtruar dhunë e vazhdueshme.

Ajo ka pretenduar se, përveç dhunës fizike, bashkëjetuesi ia merrte paratë që fitonte nga puna, e kishte futur në kredi, si dhe e kishte kanosur me armë zjarri, për të cilën ka deklaruar se ai e mbante në banesën ku jetonin. Pas denoncimit, Policia e ka ftuar dhe arrestuar I.R. Me pëlqimin e tij është kryer bastisje në banesë, por nuk është gjetur asnjë armë apo send tjetër i dyshuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “ Dhunë në familje”. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, I.R është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për të verifikuar pretendimet e viktimës janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com