Ka marrë fund misteri i zhdukjes së një 20-vjeçareje nga Podujeva, e cila ishte raportuar e humbur prej gati një muaji. Ajo është kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka sqaruar para Policisë se ishte larguar me dëshirën e saj. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Blerta Ademin rreth 20 vjeçare, zhdukja e së cilës ishte raportuar më .
Sipas burimeve, mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës , Policia ka marrë informacion se e reja ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të saj në Podujevë. Gjatë intervistimit, Blerta Ademi ka deklaruar se ishte larguar me vullnetin e saj, pa njoftuar familjen, së bashku me të dashurin, Vesel Ballo, rreth 35-vjeçar, me të cilin kishte udhëtuar në Shqipëri, në vendlindjen e tij.
Ajo ka bërë të ditur se gjatë gjithë kohës sa kishte qëndruar me të dashurin nuk ishte keqtrajtuar apo maltretuar nga askush dhe se më 30 korrik ishin kthyer së bashku në Kosovë. Edhe Vesel Ballo është intervistuar nga Policia dhe ka deklaruar se është në lidhje dashurie me Blertën dhe se dëshiron ta vazhdojë jetën me të.
Pas kthimit, Blerta Ademi, me vullnetin e saj dhe me pëlqimin e prindërve, është rikthyer në shtëpinë e familjes. Me këto zhvillime, rasti i personit të zhdukur konsiderohet i sqaruar. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
