Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se vendi ka prodhuar automjetet e para ushtarake “Made in Albania”, të ndërtuara sipas standardeve të NATO-s.
Rama në një postim në Facebook shkruan se kompania TIMAK DEFENCE e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e automjeteve. 40 mjetet e para taktike të prodhuara në Shqipëri, Rama: Ditë historike për industrinë ushtarake “Mirëmëngjesi… dhe me krenarinë e prodhimit të parë MADE IN ALBANIA të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania TIMAK DEFENCE e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Ndryshe, një ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur 31 korrikun ditë historike për ‘rilindjen’ e industrisë ushtarake, gjersa njoftoi prodhimin e 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s.
