​Zvicra feston sot ditën e saj kombëtare

0%

Zviceranët sot festojnë ditën kombëtare të tyre. 1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot. Në vitin 1291 tre kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone. Një grup burrash liridashës u betuan për besnikëri në livadhin e Rutli në bregun e liqenit të Lucernit, në kantonin e Urit.

Megjithatë, kjo kartë u zbulua në vitin 1758 dhe Qeveria zvicerane e konsideroi zyrtarisht atë si dokument mbi të cilin ngrihej shteti i tyre nga fundi i viteve 1800. Për herë të parë, 1 Gushti u festua në vitin 1891, ndërsa nga viti 1899 u bë festë vjetore.

Në vitin 1993, zviceranët votuan në masë që 1 Gushti të jetë festë kombëtare dhe kështu nga viti pasardhës, pra 1994, ajo u bë edhe ditë pushimi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com