Spalletti pranon gabimet e Juventusit: Kemi bërë transferime të

0%

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka pranuar se klubi ka gabuar në merkato gjatë viteve të fundit, por shprehet i bindur se drejtuesit aktualë do ta rikthejnë skuadrën në nivelin më të lartë. Deklarata erdhi pas fitores 2-0 ndaj Nice në një ndeshje miqësore, ku shënuan Douglas Luiz dhe talenti i ri Justin Oboavwoduo.

Spalletti u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit, duke theksuar se skuadra tregoi organizim më të mirë në fazën mbrojtëse dhe në presing. Tekniku italian vlerësoi edhe rikthimin e Douglas Luiz, duke theksuar se mesfushori luajti me më shumë ritëm dhe ndihmoi skuadrën në të dy fazat e lojës.

Duke folur për merkaton, Spalletti pranoi se Juventusi po paguan pasojat e disa transferimeve të gabuara dhe tani duhet të korrigjojë ato vendime. Ai shtoi se drejtuesit e rinj po punojnë intensivisht për të përforcuar skuadrën, ndërsa bardhezinjtë vazhdojnë negociatat për afrime të reja para nisjes së sezonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot