Pëplasen asamblistët Shaban Ramaj e Atdhe Berisha, “trazohet” Kuvendi

0%

Një hallakamë e krijuar nga përplasja mes dy asamblistëve, u bë shkak që mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Pejës të ndërpritet për disa momente, e bashkë me të edhe transmetimi direkt. Momenti kritik ishte zënka midis asamblistit të AAK-së, Shaban Ramaj, dhe atij të LDK-së, Atdhe Berisha.

Përplasja ndodhi derisa asamblisti i AAK-së, Drin Veselaj, po mbante fjalën në foltoren e Kuvendit. Në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje ishin paraparë shqyrtimi dhe miratimi i disa pikave, përfshirë buxhetimin e Komunës së Pejës dhe pjesëmarrjen e fermerëve përfitues në projektin për furnizim me 65 traktorë; raportin gjashtëmujor të punës së kryetarit të komunës; raportin financiar për periudhën janar-qershor 2026; raportin e auditimit për vitin 2025; si dhe raportin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për përfundimin e vitit shkollor – testin e arritshmërisë dhe testin e maturës.

Burimi: Bota Sot