Kosova mposht Serbinë në golf

0%

Shpërndaje në: Federata e Golfit e Kosovës e ka përshkruar historike fitoren ndaj Serbisë. Kosova të premten e mposhti Serbinë me rezultat 2:1 në “European Team Shield Championship 2026”, që është divizioni i tretë më i lartë amatorë ku garojnë 14 shtete. “European Team Shield Championship 2026” po mbahet në Maltë. Të shtunën, Kosova do të përballet me Shqipërinë në finale.

Është hera e parë që Kosova merr pjesë në një kampionat evropian ekipor të golit të organizuar nga Shoqata Evropian i Golfit (EGA). Ekipi i Kosovës përbëhet nga Albin Arifi, Azer Bislimaj, Mërgim Gjinovci dhe Qëndrim Alija.

Burimi: Koha