Bulliqi: Nga 1 shtatori Komuna e Podujevës merr përsipër mbështetjen

0%

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se nga 1 shtatori të këtij viti, komuna do të marrë përsipër organizimin dhe ofrimin e mbështetjes edukative për fëmijët në spektrin e autizmit, përmes angazhimit të stafit profesional komunal. Bulliqi ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për të qenë më pranë fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

Ai njoftoi se gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatës “AUTIZMI”, i ka falënderuar ata për kontributin dhe përkushtimin e treguar ndër vite, duke theksuar se Komuna i ka mbështetur financiarisht çdo vit.

Po ashtu, Bulliqi ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me shoqatën të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në trajnimin e stafit që do të angazhohet nga Komuna për ofrimin e mbështetjes edukative për këtë kategori të fëmijëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi