Prishtina do të bëhet së shpejti me një institucion të ri të edukimit të hershëm. hap dyert me një koncept modern, ku në qendër të çdo aktiviteti është zhvillimi i gjithanshëm i fëmijës në një ambient të sigurt, stimulues dhe të ngrohtë. Bloom Kids Academy është krijuar për të ofruar më shumë sesa kujdes ditor.
Akademia synon të ndërtojë një bazë të fortë për zhvillimin intelektual, emocional, social dhe fizik të fëmijëve, duke i përgatitur ata për hapat e ardhshëm në arsim dhe në jetë. Programi edukativ bazohet në ndërthurjen e dy prej qasjeve më të njohura ndërkombëtare, Montessori dhe Reggio Emilia.
Metoda Montessori nxit pavarësinë, përqendrimin dhe të nxënit praktik, ndërsa filozofia Reggio Emilia promovon kreativitetin, bashkëpunimin dhe eksplorimin përmes përvojave të përditshme. Me ambiente moderne, staf profesional dhe një bashkëpunim të ngushtë me prindërit, synon të krijojë një komunitet ku çdo fëmijë ndihet i sigurt, i respektuar dhe i motivuar të zhvillojë potencialin e tij.
Regjistrimet për vitin e ri edukativ janë tashmë të hapura. Bloom Kids Academy – aty ku çdo fëmijë lulëzon. P ë r m ë shum ë :
