Shpërndaje në: Sulmuesi i Chelseat, Mykhailo Mudryk është lejuar të kthehet për të luajtur për skuadrën, pasi u zgjidh një ndalim i tij për doping, shkruan Sky Sports. 25-vjeçari nuk ka luajtur ndeshje garuese që nga nëntori i vitit 2024, pasi u dënuar me katër vjet moslojë nga Federata Angleze për doping.
Por ndalimi i reprezentuesit ukrainas është hequr, pasi u zgjidhën procedurat disiplinore anti-doping ndaj tij. Chelsea ka lëshuar një komunikatë, ndërsa ka thënë se futbollisti ka mohuar gjithnjë se ka përdoruar me vetëdije substancë të ndaluar. Chelsea e kishte transferuar Mudrykun për plot 88 milionë funte nga Shakhtar Donetsku në janar 2023.
