Greqia, tri ditë luftë me flakët/ Zjarre në Kretë, Paros dhe Lesbos,

0%

Beteja me flakët në Greqi vazhdon për të tretën ditë me radhë. Situata më e vështirë paraqitet në ishullin e Kretës, Paros dhe Lesbos. Zjarret kanë shkaktuar viktima mes zjarrfikësve, dëme në shtëpi dhe toka bujqësore, si edhe evakuimin e banorëve dhe turistëve.

Mbi 200 zjarrfikës, mjete ajrore dhe ekipe të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe vullnetarë nga kryqi i Kuq janë angazhuar në shuarjen e vatrave më të mëdha.

Sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, parashikohet një rrezik shumë i lartë i shpërthimit të zjarrit (kategoria 4) në Atikë, Kretë, Greqinë Perëndimore, Egje, Ishujt Ciklade, Evros, si dhe në zona të Peloponezit dhe Greqisë Qendrore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Departamenti i Zjarrfikësve u bën thirrje qytetarëve të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr, duke theksuar se, në kushtet aktuale të motit, edhe një shpërthim i vogël mund të zhvillohet në një front të ri zjarri të pankontrolluar brenda çastit.

Teksa po luftohet për vënien e flakëve nën kontroll, prokuroria ka nisur hetimet edhe për zjarrin e madh në Paros, i cili dogji më shumë se 12,000 hektarë. Sipas autoriteteve lokale shkaku i flakëve që mori përmasa të mëdha është menaxhimi i mbeturinave në depon e ishullit. Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Parosit mohoi çdo përgjegjësi .

Mbrojtja Civile është në gatishmëri, por në të njëjtën kohë u kërkon qytetarëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm, për shkak të rrezikut shumë të lartë të zjarrit në shumë zona të vendit.

Burimi: Bota Sot