Jeton Mushkolaj: Kosova humbi një polic shembullor, Selim Sutaj la

0%

Jeton Mushkoloj ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Selim Sutaj, duke e cilësuar atë si një njeri shembullor, polic të përkushtuar dhe atdhetar që dha kontribut të çmuar për lirinë dhe sigurinë e vendit.

“ Kosova humbi një njeri shembullor, një polic të përkushtuar, një atdhetar që dha kontribut të çmuar në rrugën e lirisë dhe në shërbim të sigurisë së vendit. Ai ishte mishërim i ndershmërisë, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj detyrës, duke lënë pas një emër që do të kujtohet me respekt e mirënjohje”, ka shkruar Mushkoloaj.

Ai theksoi se kujtimi për Selim Sutajn do të mbetet i gjallë në zemrat e atyre që e njohën dhe punuan me të, ndërsa vepra dhe shembulli i tij do të mbeten trashëgimi për brezat. Në fund të mesazhit, Mushkoloaj u shprehu ngushëllime familjes Sutaj, kolegëve të Policisë së Kosovës, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. “ U prehtë në paqe!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lavdi jetës dhe veprës së tij “, përfundon mesazhi i tij. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com