Dy persona gjobiten me nga 500 euro për djegien e hamulloreve në Klinë

0%

Dy persona janë gjobitur me nga 500 euro pasi i vunë zjarrin hamulloreve në dy raste të ndara në territorin e Klinës, raporton Sinjali. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur më , rreth orës , kur Stacioni Policor në Klinë ka pranuar informacion për një zjarrvënie në fshatin Caravik.

“Me datën rreth orës , Stacioni Policor Klinë, ka pranuar informacion lidhur me një zjarrvënie në fshatin Caravik-Klinë. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë nё vendin e ngjarjes, ku prezent ishte edhe njësia e zjarrfikëseve – Klinë, tё cilët kishin intervenuar në rast. Kundërvajtësi (njëkohësisht pronari i tokës), ka pranuar se i kishte djegur hamulloret, pas korrjes sё grurit.

Lidhur me këtё rast është njoftuar prokurori i Shtetit dhe me udhëzim tё prokurorit shkresat e lëndës të evidentohen me shënim zyrtar, kurse ndaj kundёrvajtёsit ёshtё shpiptuar fletgjoba prej: 500 euro, sipas ligjit nё fuqi”, thuhet në njoftim. Rasti i dytë është raportuar po atë ditë, rreth orës , kur Policia në Klinë ka pranuar informatë për një zjarr në tokat bujqësore në fshatin Dollc.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Me datën , rreth orës , Stacioni Policor në Klinë ka pranuar informatë lidhur me një zjarr në tokat bujqësore në fshatin Dollc-Klinë. Njësitë policore kanё dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka vërejtur se ishin duke u djegur hamulloret në një sipërfaqe prej rreth 2-3 hektarësh. Në atë pjesë të tokës janë hasur edhe 3 (tre) traktorë duke bёrё lavër.

Zjarri kishte përfshirë një pjesë të arës, sipërfaqe e cila paraprakisht ishte lëvruar. Zjarri është lokalizuar dhe fikur në tërësi. Nё vendin e ngjarjes njё qytetar nga fshati Gllarevë Klinë, i cili ka pranuar se është pronar i tokës dhe se ai ia ka vënë zjarrin hamulloreve me qëllim të pastrimit të pronës së tij.

Lidhur me këto që u thanë më lart është njoftuar prokurorja kujdestare e Shtetit dhe me udhëzim tё prokurorit shkresat e lëndës do të evidentohen me shënim zyrtar, kurse ndaj kundёrvajtёsit ёshtё shpiptuar fletgjoba prej: 500 euro, sipas ligjit nё fuqi”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë atyre që, në çfarëdo forme, rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve.

Njëkohësisht, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të rajonit të Pejës që të tregojnë kujdes maksimal gjatë çdo aktiviteti që mund të shkaktojë zjarr, përfshirë përdorimin e shkrepëseve, cigareve, grilave apo ndezjen e zjarreve në natyrë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com