Takimi Kurti–Abdixhiku pritet të mbahet së shpejti

0%

Shefja e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë dakorduar që seanca konstituive e legjislaturës së 11-të të mbahet më 6 gusht. Pas takimit të kryetares së Kuvendit me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, Nagavci tha se LVV është e gatshme që të përfundojë procesi i konstituimit të institucioneve dhe të nisë puna me kompetenca të plota.

Duke komentuar zhvillimet pas Kuvendit të LDK-së dhe gatishmërinë për vazhdimin e bisedimeve me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, Nagavci tha se ky vendim është i mirëpritur. Ajo deklaroi se pritet që diskutimet mes Kurtit dhe Abdixhikut të vazhdojnë në afatin më të shkurtër të mundshëm, por mohoi se tashmë ekziston një marrëveshje mes dy partive. “Nuk ka marrëveshje në parim me LDK-në.

Deri tani nuk ka asnjë dakordim për pozita të caktuara”, tha Nagavci. Sipas saj, prioriteti është që vendi të ketë sa më shpejt institucione funksionale dhe të vazhdojë puna në interes të qytetarëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com