Haxhiu tregon se ende nuk është vendosur se kush do jetë kandidat për

0%

Kryetarja e Kuvendit të legjislaturës së 10-të, Albulena Haxhiu pas takimit me partitë politike ka uruar që seanca konstituive dhe legjislatura e 11-të të shkojë mbarë.

Rendi i ditës i vendosur për seancën konstituive do të jetë: Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve; Betimi i deputetëve; Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit; Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Haxhiu foli për çështjen se kush mund të jetë Kryekuvendar dhe se a është ajo kandidate.

Derisa ditë më parë, nënkryetari i LVV-së Glauk Konjufca kishte paralajmëruar se Haxhiu mund të jetë përsëri në këtë pozitë, vet Haxhiu tha se ende nuk është vendosur. “Se kush është caktuar për Kryetar të Kuvendit ende nuk është caktuar. E respektoj fjalën e tij (të Glauk Konjufcës), por edhe ai ka theksuar atë ditë që ende nuk është vendosë se kush do jetë propozimi jonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I takon vetëm LVV-së të bëjë propozimin. Në prag të 6 gushtit do të dihet se ksuh do të jetë propozimi i Vetëvendosjes”- tha Haxhiu para mediave. Ajo ka treguar se regjistrimi i deputetëve do të jetë data 3 gusht për Lëvizjen Vetëvendosje, 4 gushti për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës e 5 gushti për Aleancën dhe grupet tjera parlamentare.

Seanca konstituive është vendosur për datën me fillim nga ora . “Seanca do të udhëhiqet nga Avni Dehari, i ndihmuar nga deputetja Fatma Taçi.”- ka thënë Haxhiu para mediave.

Burimi: Kallxo