Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu po mban takim me përfaqësuesit e partive parlamentare në kuadër të përgatitjeve të seancës konstituive që do të mbahet më 6 gusht. Në këtë takim që ishin thirrur kryetarët e partive, të pranishëm janë përfaqësues të partive, përfshirë nënkryetarë e shefa të grupeve parlamentare të legjislaturës së kaluar.
Në mbledhje janë Arbërie Nagavci (LVV), Vlora Çitaku (PDK), Jehona Lushaku-Sadriu (LDK), Besnik Tahiri (AAK), dhe përfaqësuesit e partive më të vogla. Ata të Listës Serbe nuk kanë ardhur. Rëndom gjatë kësaj mbledhje përgatitore caktohen dy deputetët, më i vjetri në moshë dhe më i riu për të udhëhequr seancën.
Edhe kësaj radhe, më i moshuari është Avni Dehari, më e reja në moshë, Fatma Taçi. Përveç kësaj, caktohet rendi i ditës i seancës, dhe caktohen vendet ku do të ulen deputetët në sallë plenare — që varet nga numri më i madh i deputetëve. Konstituimi i Kuvendit është parakusht për procedurat e mëtejshme kushtetuese për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
Deri më tani, akoma nuk ka marrëveshje mes partive që do zgjidhte çështjen e Presidentit. Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të kanë kohë deri më për konstituimin e Kuvendit. Vendi shkoi në zgjedhjet e mbajtura më pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan në zgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit kushtetues.
