Ishte publikisht kundër Abdixhikut, kërkon falje Bajram Gecaj

0%

Bajram Gecaj, zyrtari i lartë i LDK-së që ishte publikisht kundër Lumir Abdixhikut, iu ka kërkuar falje nga zemra votuesve, anëtarëve dhe aktivistëve të LDK-së. “JU KËRKOJ FALJE NGA ZEMRA … … të gjithë votuesve, anëtarëve dhe aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që mund të jenë ndier të lënduar nga paraqitjet, qëndrimet apo fjalët e mia të kohëve të fundit.

Ua kërkoj faljen pa kushte, pavarësisht nëse pajtohemi ose jo për arsyet që më kanë shtyrë të flisja publikisht. Për besën e Zotit, çdo fjalë që kam thënë dhe çdo rresht që kam shkruar e kam besuar nga thellësia e shpirtit. Nuk kam vepruar për interesa personale, për poste apo për përfitime politike.

Kam reaguar nga bindja se LDK-ja duhej të hapej, të reformohej dhe të rikthehej fuqishëm si alternativa kryesore politike dhe shtetformuese në Kosovë. Mund të kem qenë i ashpër në fjalë, por asnjëherë i pandershëm në qëllim. LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prandaj, sot, para çdo dallimi, vendos respektin për anëtarësinë, për historinë tonë dhe për njerëzit që e kanë mbajtur këtë parti gjallë në ditët më të vështira. Falja ime është e sinqertë. Bindjet e mia mbeten të njëjta, por përgjegjësinë për çdo fjalë që ka lënduar dikë e marr plotësisht mbi vete”, shkruan Gecaj në reagim.

Burimi: Bota Sot