Hykmete Bajrami pas Kuvendit të LDK-së: Ishim 152 që kërkuam

0%

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas përfundimit të Kuvendit të partisë, duke thënë se ishte në mesin e 152 delegatëve që besuan se LDK-së i duhet ndryshimi. Bajrami tha se 170 delegatë të tjerë kishin një qëndrim ndryshe, ndërsa theksoi se vendimi i shumicës duhet respektuar.

“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe”, ka shkruar Bajrami. Ajo shtoi se demokracia është ajo që përcakton vendimet në parti. “Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia. Urime, LDK!”, ka përfunduar reagimin e saj. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com