Pantina: Sot fitoi demokracia

0%

Shpërndaje në: Delegatja e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, ka deklaruar se demokracia ka fituar me vazhdimin e Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së. Ajo ka treguar se 170 vota ishin për vazhdimin e tij, 152 kundër dhe pesë abstenime. “Rezultati është se Abdixhiku vazhdon të mbesë kryetar.

Shpresoj se tash do të flitet për përpara. 170 për, 152 kundër dhe pesë abstenime. Demokracia ka fituar. Unë i respektoj vendimet e shumicës. Nuk ka rëndësi a pajtohem unë apo jo, ka folur shumica. Sot vota ka qenë demokratike”, ka thënë ajo. Kuvendi i LDK-së pritet të vazhdojë pas 30 minutave, megjithatë për pikat e rendit të ditës po diskuton aktualisht kryesia.

Burimi: Koha