Muhaxheri pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Fitorja ishte e ngushtë,

0%

Gazmend Muhaxheri, njëri prej iniciuesve të shkarkimit të Lumir Abdixhikut, ka reaguar pasi ky i fundit u rikonfirmua në postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një deklaratë për emisionin “Pressing”, Muhaxheri tha se rezultati ishte i ngushtë, por se përfaqëson vullnetin e delegatëve të Kuvendit të LDK-së.

“Rezultati ishte i ngushtë, por ky është vullneti i delegatëve të këtij Kuvendi. Kryetarit i urojmë fitore, shihemi në herët e tjera”, deklaroi ai. Muhaxheri theksoi se LDK-ja mbetet shtëpia e përbashkët e anëtarëve të saj dhe se partia nuk do të përçahet. “LDK-ja është shtëpia jonë, nuk përçahet, por mbetet për të ardhmen të vlerësohet se çfarë ka qenë kjo fitore.

Ditët në vijim do ta tregojnë”, tha ai. I pyetur për deklaratat e Abdixhikut para votimit, të cilat Muhaxheri i konsideroi si akuza ndaj tij, ai u shpreh kritik. “Ishte e ulët prej tij, por nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet të mësohemi edhe me këto gjëra”, deklaroi Muhaxheri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com