Nivokazi shënon, Rrudhani asiston në fitoren e Sionit

0%

Shpërndaje në: Rilind Nivokazi ka shënuar një gol, kurse Donat Rrudhani ka kontribuar me një asistim në fitoren e Sionit. Sioni të enjten mbrëma e mposhti BATE-n me rezultatin e thellë 4:0 në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Sioni me rezultat të përgjithshëm 5:1 ka avancuar në rrethin e tretë kualifikues. Nivokazi shënoi për 2:0 në minutën e 38-të.

Ndërsa Rrudhani asistoi te goli i katërt në minutën e 68-të. Sulmuesi Nivokazi u zëvendësua në minutën e 73-të, kurse Rrudhani në lojë u inkuadrua në minutën e 65-të.

Burimi: Koha