Rexhepi pro koalicioni VV – LDK

0%

Shpërndaje në: Delegati i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri Fatmir Rexhepi, ka thënë se vlerëson se duhet të ketë një koalicion mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. “Rendi është me mbyll këtë temë. I bie duhet të jetë një koalicion. Nuk më takon mua. Si delegat e kam një mendim. Është në interes të vendit me dhënë zgjidhje.

LDK-ja e Vetëvendosja me gjet kompromis për presidentin dhe qeverinë e me stabilizu gjendjen. Nëse duan i kanë numrat…Është rendi i shtëpisë, Situata e lyp me u rendit me kriju unitet të veprimeve i cili i jep një zgjidhje të drejtë gjitha çështjeve të Kosovës. I gjithë populli po pret. S’ka nevojë me testu më askënd, zgjidhje tjetër s’ka”, tha Rexhepi.

Burimi: Koha