Luis Díaz ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë karrierën te FC Bayern Munih, pavarësisht interesimit të madh nga klubi saudit Al Hilal. Sipas raportimit të Sky Sport Germany, Al Hilal ishte duke përgatitur një ofertë prej 60 milionë funtesh për reprezentuesin kolumbian, me synimin për ta transferuar gjatë kësaj vere.
Megjithatë, Díaz i ka informuar drejtuesit e Bayernit se dëshiron të qëndrojë në Mynih dhe të vazhdojë aventurën me kampionët e Bundesligës. Nga ana tjetër, edhe Bayerni nuk ka interes ta shesë sulmuesin, pasi është i kënaqur me paraqitjet e tij mbresëlënëse që nga transferimi në klub.
Për momentin, drejtuesit bavarezë e konsiderojnë Díazin pjesë të rëndësishme të projektit për sezonin e ri.
