“Ku do të ishim sot?”, mesazhi i Abdixhikut para delegatëve

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij para delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, ku pritet të vendoset për fatin e tij politik në krye të partisë, ka shprehur pakënaqësi lidhur me vendimin e një të tretës së delegatëve për shkarkimin e tij.

Sipas tij, ky vendim është tejet i gabuar dhe i njëanshëm, sidomos në një kohë kur Republika e Kosovës po përballet me krizë institucionale. Abdixhiku: Nuk e kam thirrur unë këtë kuvend, ky kuvend më është thirrur “Pesë vite më parë, kur mora karrigen e kryetarit, e kam ditur se ky funksion nuk më përkiste përgjithmonë.

Ishte një besim i dhënë përkohësisht nga ju, një përgjegjësi që duhet mbajtur me nder dhe një ditë sërish do t’i kthehet kësaj shtëpie… Nuk e kam thirrur unë këtë kuvend, ky kuvend është thirrur nga delegatët. Dhe thirrja e kuvendit nga delegatët është mekanizëm demokratik që statuti ynë e njeh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si kryetar i LDK-së, e kam konsideruar detyrim ta respektoj këtë nismë dhe ta mbajmë kuvendin pa asnjë ditë vonesë” , tha ai. Kreu i LDK-së tha se këtë kuvend nuk e sheh si një festë, pasi për herë të parë, sipas tij, partia është mbledhur jo për të zgjedhur, por për të rrëzuar.

Abdixhiku: Për herë të parë në historinë 37-vjeçare nuk po mblidhemi për të zgjedhur, por për të rrëzuar “Sot më duhet të them se këtë kuvend as nuk e ndjej, as nuk e shoh si festë. Të jeni të sigurt se edhe anëtarësia jonë nuk e sheh dhe nuk e ndjen si festë, sepse për herë të parë në historinë 37-vjeçare nuk po mblidhemi për të zgjedhur, por për të rrëzuar.

Për këtë është mbledhur LDK-ja, për të rrëzuar. Dhe pavarësisht rezultatit që kjo ditë sjell, një gjë mbetet e sigurt: në historinë politike të LDK-së, 30 korriku do të mbetet dita kur rrëzimi i kryetarit të partisë ishte motivi i mbledhjes sonë… Kur qëllimi është rrëzimi, dëmtohet demokracia.

Kur një rrëzim provon të reduktojë këtë shtëpi, atëherë LDK-ja nuk del më e organizuar, më e fortë dhe as më e bashkuar.”, tha Abdixhiku. Ai kritikoi kohën e mbajtjes së këtij kuvendi, duke theksuar se vendi po përballet me krizë institucionale dhe se ky kuvend duhej vedodur në zgjedhjet e rregullta ta LDK-së.

Abdixhiku: Kuvendi vjen në mënyrë të njëanshme dhe në një kohë të ndjeshme për vendin “Të lënduar mbesim vetëm ne. Iniciatorët kanë mundur të presin pak muaj; nga sot kjo karrige do të ishte e lirë për secilin që mendon se e meriton. Por ja që kjo rrugë u zgjodh dhe tani ta kapërcejmë këtë me qetësi, maturi dhe demokraci….

E konsideroj të gabuar sepse vjen në mënyrë të njëanshme, në një kohë të ndjeshme për vendin dhe në një periudhë përcaktuese për partinë tonë. E konsideroj të gabuar sepse ky kuvend vjen vetëm pas pak kohësh, kur ishte kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, dhe vetëm pak muaj para se të kemi kuvendin e rregullt të zgjedhjeve të brendshme të LDK-së.”, u shpreh ai.

Ai iu drejtua delegatëve me pyetjen se ku do të ishte LDK-ja nëse një qasje e tillë do të përdorej edhe në zgjedhjet nacionale. Abdixhiku: Ku do të ishim si parti sikur këtë energji ta kishim përdorur në zgjedhjet nacionale “Shpesh pyes vetën ku do të ishim si parti sikur të angazhoheshim kaq shumë në zgjedhje nacionale.

As ky kuvend e as ai para tij nuk do të kishin ekzistuar asnjëherë për LDK. Me energji pozitive jo kundër njëri tjetrit ta kisha parë në fushatë. Unë e refuzoj këtë logjike, ndjej vetëm keqardhje.”, tha Abdixhiku. Pas fjalimit të kryetarit të LDK-së, kuvendi i jashtëzakonshëm po vazhdon punimet pa praninë e mediave, ku delegatët do të votojnë për mocionin e shkarkimit të Lumir Abdixhikut.

Në kuvend po marrin pjesë 327 delegatë, nga 350 sa ka organ i partisë.

Burimi: Bota Sot