Abdixhiku: Ju betohem në Zot, atdhe e familje që s’kam premtuar poste

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar zyrtarët e partisë që javëve të fundit kanë kërkuar largimin e tij nga pozita e kryetarit, duke thënë se angazhimi i tyre për përplasjet e brendshme ka qenë më i madh se ai gjatë fushatave zgjedhore.

Në fjalimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së, Abdixhiku tha se energjia e përdorur për mbledhje nënshkrimesh, dalje publike dhe debate mediale do të duhej të ishte orientuar drejt betejave elektorale. “Angazhimi i disave javëve të fundit, organizativ e publik për betejën brenda LDK-së ka tejkaluar çdo angazhim elektoral që kemi pasur në këtë kohë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai tha se po të ishte përdorur e njëjta energji në zgjedhjet nacionale, sipas tij, nuk do të ishte nevoja të mbaheshin dy kuvendet e fundit të partisë. “Shpesh pyes veten sikur të angazhoheshim kaq shumë në zgjedhje nacionale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sikur të gjitha këto kapacitete për mbledhje nënshkrimesh, luftë mediale, ndërtim narracionesh fiktive, sikur e gjithë kjo energji të drejtohej në fushatë elektorale, as ky kuvend e as ai para tij nuk do të kishin ekzistuar”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka folur edhe për deklaratat e fundit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili kishte pretenduar se disa delegatëve u janë ofruar poste ministrore në këmbim të mbështetjes për kryetarin e LDK-së. Kreu i LDK-së tha se është i zhgënjyer me gjuhën e përdorur gjatë javëve të fundit, duke e cilësuar atë si jashtë frymës politike të partisë.

“Jam i zhgënjyer me gjuhën publike të përdorur prej disave javëve të fundit. Shpifja e nxitja kundër partisë s’ka qenë kulturë politike. Në mendësi rugoviane nuk akuzohet pa asnjë provë të vetme se kryetari i partisë po ndan pozita ministrore për 355 delegatët e Kuvendit të tij”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka deklaruar para delegatëve se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe është betuar se nuk ka pasur asnjë rast të ofrimit të posteve në këmbim të votës.

Burimi: Telegrafi