Delfinët dhurojnë spektakël në Gjirin e Vlorës

0%

Një grup turistësh në Gjirin e Vlorës kanë përjetuar një moment të veçantë gjatë një turi me varkë, pasi pranë mjetit lundrues janë shfaqur disa delfinë. Pamjet e rralla kanë krijuar një atmosferë të veçantë për turistët, të cilët patën mundësinë të shihnin nga afër këto kafshë detare duke notuar pranë varkës.

Shfaqja e delfinëve në ujërat e Gjirit të Vlorës u shndërrua në një spektakël natyror për të pranishmit, duke ofruar një përvojë të paharrueshme gjatë vizitës së tyre në bregdetin shqiptar.

Takime të tilla me delfinët konsiderohen ndër momentet më të veçanta për turistët, pasi këto kafshë detare shpesh shfaqen në zona të caktuara të Adriatikut dhe Jonit, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi