Pas votimit në LDK, Haziri paralajmëron rifillimin e bisedimeve me

0%

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të kësaj partie. Haziri ka thënë se pas përmbylljes së procesit të brendshëm në LDK, kryetari Lumir Abdixhiku rikthen autorizimin për bashkëpunim me subjektet e tjera politike.

“Kërkesa e parë e kolegëve u mbyll sot në Kuvend, në një atmosferë kolegiale siç di LDK-ja, paqësore, e durueshme, miqësore. Ky kapitull u përfundu. Nesër në mëngjes kryetari i LDK-së rikthen autorizimin për bashkëpunim…nga nesër e tutje duhet që në mënyrën e njëjtë si sonte me përballu përmbushjen e kërkesës së dytë”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një marrëveshjeje me Vetëvendosjen, Haziri ka thënë se një bashkëpunim i tillë mund të ndodhë, por vetëm mbi disa parime. “Bashkëpunimi…në tri parime që i kemi thënë tash e një kohë, duhet të kemi marrëveshje për të gjitha ose asgjë, agjenda shtetërore, politikat sektoriale, programet qeverisëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E treta, jo më pak e rëndësishme, conform këtyre dy të parave, aty ku secili e merr rolin e merr edhe përgjegjësinë, kjo duhet me u bë në kuadër të një marrëveshje bashkëpunimi”, u shpreh ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com