KF Shkëndija Haraçinë 77 i uron suksese të mëdha KF Shkëndija së Tetovës në sfidën e sontme evropiane. “Sonte nuk mbron vetëm emrin e klubit, por edhe krenarinë e futbollit tonë. Kur një klub shqiptar përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare, rivaliteti mbetet në fushë, ndërsa jashtë saj fitojnë respekti, uniteti dhe mbështetja.
Luftoni për çdo top, besoni deri në fishkëllimën e fundit dhe na bëni të gjithëve krenarë! Forca Shkëndija! Fitorja qoftë e juaja!” , thuhet nga Shkëndija.
Burimi:
Bota Sot
