Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Rakosh të Istogut. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Sipas tij, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. “Dy personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Rugova për Sinjalin.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te aksidenti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
