Dy skuadrat tjera përfaqësuese të Kosovës në garat evropiane, Ballkani dhe Malisheva, zbresin sonte në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, me synimin për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garës.
Ballkani do të përballet me Bohemiansin e Irlandës, në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora , ndeshje e cila transmetohet drejtpërdrejt në RTK. Skuadra nga Suhareka synon të përmbysë disavantazhin 2:1 nga ndeshja e parë në Dublin, ku irlandezët golin e fitores e shënuan në minutën e 90-të.
Ballkani po merr pjesë për të pestin sezon radhazi në garat evropiane dhe synon të rikthehet në sukseset që e çuan dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Në raundin e parë kualifikues, skuadra kosovare eliminoi Connah’s Quay Nomads nga Uellsi. Ndërkohë, Malisheva udhëton në Skoci me epërsinë 2:0 ndaj Hibernianit, rezultat që e arriti javën e kaluar në Prishtinë.
Ndeshja e kthimit zhvillohet nga ora në Edinburgh, ku vendasit pritet të kenë mbështetje të madhe nga tifozët. Për Malishevën, kjo është paraqitja e tretë në garat evropiane.
Pas eliminimit në raundin e parë në dy edicionet e kaluara, këtë sezon skuadra ka bërë një hap të madh përpara, pasi fillimisht eliminoi Vllazninë e Shkodrës dhe tani është shumë pranë një tjetër arritjeje historike me kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
