Ish-anësori i Partizanit gati të firmosë me pretendentët e Superiores

0%

E ardhmja e Anteo Osmanllari ka marrë një tjetër rrjedhë. Pasi u përfol fillimisht për një kalim të mundshëm në Turqi, më saktësisht në Ligën e parë turke, mbrojtësi nuk ka rënë dakord mbi kushtet e kontratës dhe ka marrë tashmë vendimin se ku do të transferohet, pas eksperiencës së tij të fundit me Drenicën në Superligën e Kosovës.

Burimet për “Newsport.al” raportojnë se 27-vjeçari do t’i bashkohet Besëlidhjes për sezonin e ardhshëm 2026/27, pasi palët kanë arritur edhe dakordësinë mbi kontratën. Shumë shpejt pritet të vijë edhe firma mbi kontratë, përpara zyrtarizimit të anësorit si futbollisti i lezhjanëve.

Më herët, Osmanllari ka qenë pjesë e Partizanit, ndërsa ka luajtur po ashtu edhe për Burrelin, Pogradecin dhe Turbinën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot