Shpërndaje në: Ermal Sadiku, deputet i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë thirrje që partia e tij të mbetet në opozitë ndaj pushtetit të Vetëvendosjes, pa marrë parasysh se kush do ta udhëheqë LDK-në nga sot.
Partia do të mblidhet me fillim prej orës për të vendosur nëse kryetari aktual Lumir Abdixhiku do të shkarkohet apo do të vazhdojë si kryetar, pas dështimit në zgjedhjet e 7 qershorit. Sadiku ka bërë thirrje që delegatët të votojnë sipas bindjeve personale dhe vizioneve që paraqiten. Megjithatë, ai ka bërë thirrje që LDK-ja të mbetet në opozitë.
“Unë do ta respektoj dhe do ta përkrah çdo lidership që del nga ky Kuvend, sepse ai do të jetë rezultat i një procesi demokratik. Por kam një kërkesë të qartë për secilin që do ta marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së partisë: LDK duhet të jetë një opozitë e zëshme, e guximshme dhe proaktive ndaj pushtetit të Vetvendosjes.
Jo për arsye personale, as për interesa partiake, por sepse sinqerisht besoj se kjo qeverisje ka qenë e dëmshme për shtetin tonë”, ka shkruar ai në Facebook, duke numëruar 14 pika, në të cilat sipas tij ka dështuar VV-ja. Sadiku ka thënë se LDK-ja duhet të bashkohet për t’ia ofruar Kosovës një alternativë më të mirë dhe për ta sfiduar qeverisjen e VV-së.
Edhe Arbëri 3 shk 2026 Sadiku për LDK-në: Është komplet e rrënuar përbrenda “Ndoshta strategjia është bashkëqeverisja, për t’u treguar qytetarëve se ne dimë dhe mundemi më mirë. Ndoshta strategjia është një opozitarizëm shumë më aktiv, më i zëshëm dhe më afër qytetarëve. Ndoshta rruga është krejt tjetër. Por, pavarësisht strategjisë, së pari duhet ta pranojmë diagnozën.
Duhet ta kuptojmë se ku qëndron problemi i Kosovës sot. Jo sepse e them unë apo dikush tjetër, POR SEPSE FAKTET DUHET TË JENË THEMELI MBI TË CILIN NËRTOJMË VIZIONIN TONË PËR TË ARDHMEN”, ka përfunduar ai. LDK-ja do të mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm pas kërkesës së një pjese të delegatëve për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Para këtij Kuvendi, Abdixhiku pati takuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të diskutuar për formim institucionesh. KOHA pati raportuar në burime për arritje të marrëveshjes në parim. Megjithatë negociatat u pezulluan deri në përfundimin e Kuvendit.
