Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur para nisjes së Kuvendit të LDK-së, duke thënë se interesimi i madh për këtë proces dëshmon rolin dhe peshën e partisë në skenën politike. Sipas tij, LDK-ja mbetet një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike në vend.
“Ky interesim konfirmon rolin dhe peshën e LDK-së në jetën politike, pa të cilën nuk shkaktohen procese dhe as nuk realizohen ëndrrat e askujt”, ka deklaruar Haziri. Ai ka shtuar se, pavarësisht rezultatit përfundimtar, partia ka hyrë në një proces të demokracisë së brendshme. “Ne kemi hyrë në atë që quhet demokraci e brendshme.
Sot do të debatojmë, do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë”, është shprehur Haziri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
