Zjarret nuk ndalen në Evropë, mijëra njerëz evakuohen në Greqi

0%

Mijëra njerëz janë evakuuar në ishullin grek të Kretës, ku zjarret e fuqizuara nga erërat e forta po kërcënojnë vendpushimet turistike dhe fshatrat. Rreth 8 mijë persona u evakuuan gjatë natës në zonën e Rethymnos, ku shpejtësia e erës arriti deri në 125 kilometra në orë. Evakuimet u kryen pasi tre zjarrfikës humbën jetën në ishull të mërkurën.

Greqia është ndër vendet evropiane që po përballen me zjarre dhe thatësira shkatërruese, teksa kontinenti vazhdon të përjetojë temperatura ekstreme. Meteorologët paralajmërojnë se kushtet e favorshme për përhapjen e zjarreve do të shtrihen drejt Evropës Qendrore gjatë kësaj jave, me Greqinë dhe Turqinë ndër vendet më të rrezikuara.

Ndërkohë, një zjarr i madh vazhdon të përhapet në disa zona të verilindjes së Portugalisë, ku mbi 800 zjarrfikës po luftojnë flakët në dy fronte. Sipas mediave lokale, disa shtëpi në fshatrat e prekura janë shkrumbuar. Edhe Spanja po përballet me situatë të vështirë. Rreth 600 persona janë evakuuar pranë kufirit me Portugalinë për shkak të një zjarri në provincën Zamora.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, autoritetet njoftuan se zjarret pranë kryeqytetit Madrid janë vënë nën kontroll, duke u mundësuar mijëra banorëve të kthehen në shtëpitë e tyre. Në Turqi, qindra shtëpi janë evakuuar, por autoritetet bëjnë të ditur se shumica e vatrave të zjarrit janë vënë nën kontroll.

Ndërsa në Francë, pavarësisht temperaturave që kanë arritur deri në 41 gradë Celsius gjatë dy ditëve të fundit, zjarret në rajonin Gironde nuk janë përhapur për të tretën ditë me radhë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com