Gattuso ndërpret stërvitjen dhe detyron mesfushorin e Lazio-s të

0%

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në seancën e fundit stërvitore të Lazio-s. Trajneri i bardhekalëtrve, Gennaro Gattuso, ka ndërprerë seancën stërvitore dhe i ka kërkuar me tone të larta mesfushorit holandez, Kenneth Taylor, të largohet direkt nga fusha. Radio Laziale raporton se Gattuso dhe Taylor shkëmbyen fjalë para se trajneri italian të ndërhynte.

Ende nuk dihet se çfarë shkaktoi grindjen midis trajnerit dhe lojtarit. Kujtojmë se Kenneth Taylor u transferua në janar të këtij viti nga Ajax te Lazio për shifrën e 17 milionë eurove. Mesfushori deri më tani ka regjistruar tre gola dhe dy asiste në 21 ndeshje për klubin bardhekaltër.

Burimi: Bota Sot