Drejtori i Bayernit flet për Olisen dhe zbulon se nga klubi do të

0%

Bayern Munichu nuk ka ndërmend të ndahet me Michael Olisen. Drejtori sportiv i klubit bavarez, Max Eberl, ka qenë i qartë për të ardhmen e sulmuesit francez, duke theksuar se ai është pjesë e një projekti afatgjatë në “Allianz Arena”.

Olise e ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Bayernin, me Real Madridin që është përmendur shpesh si një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij. Megjithatë, drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë nuk duan të dëgjojnë për një largim të mundshëm.

Eberl ka qenë kategorik kur është pyetur për mundësinë që Olise të largohet. “Jo. Është shumë e thjeshtë: jo. Kemi një projekt afatgjatë.” Sipas drejtuesit të Bayernit, francezi është një nga shtyllat e së ardhmes së klubit dhe nuk konsiderohet një futbollist që mund të shitet në këtë moment.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Olise u transferua te Bayerni nga Crystal Palace dhe që prej ardhjes së tij është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Paraqitjet e tij i kanë bindur plotësisht drejtuesit bavarezë, të cilët besojnë se ai mund të bëhet një nga futbollistët më të mirë në botë.

Edhe presidenti i Bayern, Herbert Hainer e ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke deklaruar se klubi nuk është një “klub shitës” dhe se Olise ka një kontratë afatgjatë me skuadrën. Bayerni deri tash e ka transferuar dyshen Ismael Saibari e Nathaniel Brown, të cilët në total kushtuan 50 milionë euro.

Eberl ka konfirmuar se ekipi i Bayernit është kompletuar për sezonin e ardhshëm, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e largimit të tre futbollistëve: Sacha Boey, Joao Palhinha e Bryan Zaragoza, të cilëve u është thënë që të gjejnë klube të reja.

Burimi: Bota Sot