Skuadra e futbollit Feronikeli nga Drenasi, vazhdon me përforcime për edicionin e ri në Superligën e Kosovës. Skuadra nga Drenasi përforcohet me futbollistin kroat Kreshimir Luetiç. Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin kroat Kreshimir Luetiç, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes së FC Feronikeli 74.
Luetiç është 29 vjeç, i lindur më në Split të Kroacisë. Ai luan kryesisht si mesfushor ofensiv, por mund të aktivizohet edhe në të dy krahët e sulmit. Futbollist me këmbë të majtë, ai shquhet për kreativitetin, vizionin në lojë dhe aftësinë për të krijuar e finalizuar raste shënimi.
Sezonin e kaluar ishte pjesë e NK Jarun në Ligën e Dytë të Kroacisë, ku zhvilloi 34 ndeshje dhe realizoi 13 gola, duke u renditur ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës. Gjatë karrierës së tij ka mbrojtur edhe ngjyrat e Hajduk Split (akademia), NK Solin, NK Luçko, RNK Split dhe NK Hrvace”, ka njoftuar Feronikeli.
