Komuna e Graçanicës ka vendosur të ndajë afro 50 mijë euro nga buxheti komunal për blerjen e një aparature për heqjen e qimeve me laser, e cila do të vendoset në Spitalin e Graçanicës. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, furnizimi do t’i besohet kompanisë MADEKOS SH.P.K., me vlerë të kontratës prej 49 mijë e 850 euro.
Procedura e prokurimit është përmbyllur më , ndërsa nënshkrimi i kontratës ishte planifikuar për 30 korrik. Derisa shumë komuna përballen me kërkesa për investime në shërbime bazë dhe infrastrukturë, Komuna e Graçanicës ka zgjedhur që një pjesë të buxhetit ta drejtojë në një pajisje për trajtime estetike – heqjen e qimeve me laser.
Aparatura pritet të vendoset në Spitalin e Graçanicës, duke u bërë një nga blerjet më të veçanta të realizuara me para publike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
