Nga 1 shtatori, Inspektorati Qendror i Punës do të nisë zbatimin e një sistemi tërësisht digjital për kryerjen e inspektimeve në Kosovë, me synim rritjen e efikasitetit dhe transparencës në procesin e mbikëqyrjes.
Vendimi është bërë i ditur nga ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, i cili ka njoftuar se inspektimet do të dokumentohen në kohë reale përmes platformave digjitale. Pjesë e reformës do të jetë edhe përdorimi i dronëve për kontrollin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Sipas ministrisë, paralelisht do të forcohet edhe bashkëpunimi ndërinstitucional, duke mundësuar shkëmbim më të shpejtë të informacioneve mes institucioneve përgjegjëse, me synim parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në vendet e punës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
