Dinamo favorite

0%

Në kampin e Aluminit mbizotëron besimi përpara sfidës së kthimit ndaj Dinamos, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Portieri Florijan Raduha e konsideroi vendimtar golin e shënuar në minutat e fundit të takimit të parë. “Goli në fund të ndeshjes së parë ishte shumë i rëndësishëm.

Kemi marrë një rezultat që na mban plotësisht në garë dhe besoj se në Elbasan duhet të vazhdojmë aty ku e lamë ndeshjen e parë. Patëm kohën e nevojshme për t’u çlodhur pas një ndeshjeje me intensitet të lartë dhe për t’u përgatitur sa më mirë për këtë transfertë. Jemi të vetëdijshëm për cilësitë e Dinamos dhe lojtarët që ka në përbërje, por në të njëjtën kohë kemi besim te aftësitë tona.

Nëse do të paraqitemi si në 20 minutat e fundit të ndeshjes së parë, kemi arsye të besojmë se mund të arrijmë objektivin tonë”, u shpreh portieri i skuadrës sllovene.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot