Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin ndaj gjashtë personave të dënuar për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Sipas vendimit, Shkodran Pulaj, Roksana Kaçiku, Ymridin Krasniqi, Xhevahir Koqinaj, Flamur Shala dhe Liridon Krasniqi mbeten të dënuar me mbi 7 vjet burgim në total dhe 6 mijë e 800 euro gjoba.
Apeli ka refuzuar ankesat e mbrojtjes dhe të Prokurorisë, duke vlerësuar se dënimet e shqiptuara nga Gjykata Themelore në Pejë janë të ligjshme dhe në përputhje me provat e administruara. Rasti lidhet me akuzat për shitblerje të narkotikëve, përfshirë kokainën, si dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Gjatë bastisjeve, sipas aktgjykimit, ishin sekuestruar substanca narkotike, armë, municion dhe pajisje të tjera. Vendimi i Apelit e mbyll fazën e ankesave dhe lë në fuqi dënimet e shkallës së parë. Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për rastin.
Ekskluzive: Shkodran Pulaj i njohur për pazarllëk me policë, prokurorë e gjyqtarë po hetohet për dhunimin e një djali të mitur Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
