Nesër takohen liderët, nis beteja për formimin e Kuvendit të ri

0%

Liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës do të takohen nesër për të diskutuar përgatitjet para seancës konstituive. Takimi do të nisë në orën , ndërsa në fokus do të jenë procedurat për organizimin e seancës së parë të legjislaturës së XI-të, e cila është caktuar të mbahet më 6 gusht.

Në seancën konstituive pritet të bëhet verifikimi i kuorumit dhe mandateve të deputetëve, betimi i tyre, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Sipas njoftimit të Kuvendit, takimi ka për qëllim koordinimin dhe përgatitjet për zhvillimin e kësaj seance.

Procedurat parlamentare parashohin që mbledhja përgatitore të zhvillohet para seancës konstituive, e cila udhëhiqet nga deputeti më i moshuar, i asistuar nga deputeti më i ri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com