Policia në Gjilan nis aksion kundër zhurmës së natës, shqiptohen pesë

0%

Policia e Kosovës në Gjilan ka vazhduar kontrollet për respektimin e rendit dhe qetësisë publike, duke shqiptuar pesë gjoba ndaj personave që dyshohet se kanë shkaktuar zhurmë gjatë orëve të natës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, aktivitetet e shtuara janë zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit me qëllim parandalimin dhe identifikimin e rasteve që cenojnë qetësinë e qytetarëve.

Njësitet policore kanë reaguar ndaj ankesave dhe rasteve të evidentuara në terren, ndërsa ndaj shkelësve janë ndërmarrë masa ligjore në përputhje me dispozitat për rendin dhe qetësinë publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përmes patrullimeve dhe reagimeve ndaj ankesave të qytetarëve, me synim ruajtjen e qetësisë publike në rajonin e Gjilanit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com